Dhelprat bëjnë kërdinë në Gradishtë, për pak “konsumojnë” fermeren

Dhelprat bëjnë kërdinë në Gradishtë, për pak…

Një situatë shqetësuese është denoncuar nga një banore e Gradishtës, e cila thotë se prej kohësh po përballet me sulmet e vazhdueshme të dhelprave ndaj minifermës së saj. Sipas saj, vetëm gjatë këtij viti kafshët e egra i kanë vrarë më shumë se 600 zogj, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik familjes. Banorja thotë se minifermën e vogël e mban për të siguruar të ardhurat dhe ushqimin e familjes, ndërsa tashmë ndihet e pafuqishme përballë situatës.

Problemi, sipas denoncimit, nuk është thjesht humbja e shpendëve, por edhe mungesa e një zgjidhjeje konkrete për banorët. Familja kërkon që institucionet përgjegjëse të verifikojnë situatën në terren dhe të përcaktojnë se çfarë masash mund të merren për mbrojtjen e fermave, pa cenuar faunën e egër. Rasti i është drejtuar redaksisë si një apel për Bashkinë Divjakë dhe strukturat përgjegjëse për faunën e egër, që të ndërhyjnë dhe t’u japin banorëve një zgjidhje ligjore dhe praktike.

“Përshëndetje JOQ, ju lutem e publikoni pak këtë video. Jam një banore e Mehallës Gradishtë. Kam një minifermë të vogël ku mundohemi të mbijetojmë, sepse të themi që po jetojmë, gënjejmë. Çfarë të bëjmë me dhelprat që janë bërë si të buta? Më kanë ngrënë sivjet më shumë se 600 zogj, gati për t’i therur. Ku të ankohemi ne, ku të trokasim? Ju lutem, i bëjmë thirrje shtetit të kthejë ndonjëherë kokën nga fshatrat që po braktisen çdo ditë e më shumë”, shkruan qytetarja në mesazhin e dërguar në redaksi.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1077502471625154%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit