Fëmija 3-vjeç dhe nëna e tij bllokohen 1 orë në ashensorin e Pediatrisë në Kavajë

Fëmija 3-vjeç dhe nëna e tij bllokohen…

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë një incident të ndodhur ditën e djeshme në Pediatrinë e Kavajës, ku ajo dhe fëmija i saj 3-vjeçari kanë mbetur të bllokuar për rreth një orë brenda ashensorit.

Sipas qytetares, teknikët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por ajo shprehet se ashensorët duhej të ishin nxjerrë jashtë përdorimit, pasi prej kohësh nuk funksiononin siç duhet.

“E kemi hapur vetë me forcë vetëm për të nxjerrë fëmijën, pasi nuk merrnim dot frymë”, pretendon qytetarja.

Ajo thotë gjithashtu se, për të dalë nga ashensori, janë detyruar të thyejnë dyert, ndërsa e njëjta situatë ka ndodhur edhe me ashensorin e urgjencës. Sipas saj, dyert e të dy ashensorëve kanë mbetur të hapura dhe deri mëngjesin e sotëm nuk ishte ndërhyrë për riparimin e tyre.

Qytetarja ngre shqetësimin për sigurinë e pacientëve dhe veçanërisht të fëmijëve që marrin shërbim në Pediatrinë e Kavajës.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ Dje tek pediatria e kavajes me femijen 3 vjec kemi ngel 1 or brenda ashensorit  Tekniket erdhen dirket por e mira do ishte ti bllokonin fare spese kan kohe qe nuk punonin  Ti nxjerin jasht perdorimit. E kemi hapur vete me forc vetem per te nxjer femijen se nuk merrinim dot frym. I kemi thyer dyert si te pediatria dhe te urgjenca Jan te dyja keshtu te hapura Deri sot ne mengjes skan rregulluar gje

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit