Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Xhabije” të Shkodrës, ku tre persona dyshohet se kanë hyrë në banesën e një gruaje dhe e kanë dhunuar atë.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për persona të rinj, ndërsa ende nuk janë bërë të qarta rrethanat dhe motivi që qëndron pas ngjarjes.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e tre personave të dyshuar.
Autoritetet po punojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në dhunimin e gruas.