Një video po qarkullon në rrjet, duke përcjellë një nga ato momente që të thyejnë zemrën. Në pamje, një baba përcjell fëmijët e tij, të cilët nisen sërish drejt emigrimit, pas vetëm tri javësh qëndrimi pranë familjes. Mes lotëve dhe ngashërimit, ai dëgjohet duke thënë: “Ikën 3 javët sikur të ishin 3 ditë… rrugë të mbarë, mirëardhshi…”
Fjalët mezi dalin nga goja e tij, ndërsa dhimbja e ndarjes duket qartë në çdo moment. Për këtë baba, tri javët pranë fëmijëve kanë kaluar si një çast, ndërsa tani duhet t’i përcjellë sërish larg, me shpresën se do t’i ketë përsëri pranë. Një realitet i dhimbshëm që shumë familje shqiptare e përjetojnë çdo ditë për shkak të emigrimit.
Pamjet kanë prekur zemrat e shumë njerëzve në rrjet, pasi pas urimit “rrugë të mbarë” fshihet një dhimbje e madhe. Fëmijët largohen për një jetë më të mirë, ndërsa prindërit mbeten pas me mallin dhe pritjen për takimin e radhës. Një ndarje e zakonshme për shumë familje, por që çdo herë dhemb njësoj.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1593449018529276%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>