Zjarre të reja në Krujë: Flakët përfshijnë pishat në Halil, vatër edhe në lagjen Abaze

Zjarre të reja në Krujë: Flakët përfshijnë…

Një vatër e re zjarri është shfaqur në fshatin Halil, në zonën e Krujës, ku flakët kanë përfshirë pishat dhe po përhapen në terren.

Sipas banorëve të zonës, deri në këto momente nuk ka mbërritur asnjë mjet zjarrfikës në vendngjarje.

Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri raportohet edhe në lagjen Abaze, në Krujë, duke shtuar shqetësimin për përhapjen e flakëve.

Banorët kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit