U hodh nga varka, mbytet në liqenin e Pogradecit 32-vjeçari

U hodh nga varka, mbytet në liqenin…

Një 32-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në liqenin e Pogradecit, pasi është mbytur në ujë.

Sipas informacioneve paraprake, i riu ndodhej në një varkë rreth 150 metra larg bregut, kur në rrethana ende të paqarta është hedhur në liqen për t’u larë. Pak momente më vonë, ai ka hasur vështirësi në ujë dhe nuk ka mundur të dalë në sipërfaqe.

Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga liqeni.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit