Një aksident rrugor është regjistruar në këto momente në Rubik, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një zonë të thepisur jashtë saj.
Nga pamjet e mbërritura, të paktën një person duket se ka mbetur i plagosur, ndërsa qytetarë të ndodhur pranë vendngjarjes i kanë ardhur në ndihmë. Automjeti shihet disa metra poshtë nivelit të rrugës, mes terrenit shkëmbor dhe shkurreve.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe as gjendja shëndetësore e personit të plagosur. Priten të dhëna të mëtejshme nga autoritetet për dinamikën e ngjarjes.