Skandali në Gjirin e Lalzit / Bashkia hapi tubin për dy komplekset luksoze?!

Skandali në Gjirin e Lalzit / Bashkia…

Një skandal i rëndë mjedisor dhe shëndetësor ka shpërthyer në zonën e Gjirit të Lalzit, ku pushuesit dhe banorët po përballen me një situatë alarmante ndotjeje.

Sipas denoncimeve të mbërritura në redaksi, strukturat vendore dyshohet se e ka bërë këtë lëvizje të qëllimshme për dy komplekse të reja rezidenciale që nuk paguajnë detyrimet, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve.

Edhe pse impianti i trajtimit të ujërave të zeza ka një kapacitet teknik jashtëzakonisht të madh, zyrtarët përgjegjës përdorin alibinë se “impianti nuk ka kapacitet” për të justifikuar veprimet e tyre. Nën këtë pretekst, përgjegjësit kanë ndërmarrë një lëvizje skandaloze… Dyshohet se kanë hapur tubin anësor që nuk është futur kurrë në sistemin e impiantit, duke lejuar që ujërat e ndotura të derdhen direkt në det.

Kjo situatë kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet e kontrollit mjedisor dhe prokuroria për të zbardhur se kush dha urdhër për hapjen e tubit të paligjshëm dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve nga papërgjegjshmëria e bashkisë dhe komplekseve që i shmangen ligjit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit