KLSH kap “mat” Gonxhen: Restaurime dhe pagesa për objekte pa leje ndërtimi

KLSH kap “mat” Gonxhen: Restaurime dhe pagesa…

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, institucioni përgjegjës për politikat dhe administrimin e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore, përballet me një sërë gjetjesh të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas auditimit të kryer në prill 2026, në disa projekte publike janë konstatuar problematika që lidhen me zbatimin e ligjit, dokumentacionin teknik, lejet e ndërtimit dhe miratimet e detyrueshme. Ministria drejtohet prej shtatorit 2025 nga Blendi Gonxhja.

Në fokus të auditimit janë tre objekte kryesore: Mozaiku i Tiranës, Salla e Koncerteve në Universitetin e Arteve dhe Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura, Galeria e Arteve. Në Mozaikun e Tiranës, KLSH konstaton nisje të punimeve pa lejen përkatëse të ndërtimit, ndërsa në Galerinë e Arteve punimet kanë nisur dhe vijuar pa leje të vlefshme, madje janë kryer edhe pagesa përpara pajisjes me leje. Në Universitetin e Arteve janë evidentuar ndryshime të projektit dhe preventivit pas kryerjes së punimeve, pa miratimet e nevojshme, si dhe mospërputhje teknike e financiare.

KLSH ka evidentuar gjithashtu mangësi në administrimin dhe zbatimin e politikave publike për artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore. Sipas auditimit, nuk janë zbatuar në mënyrë efektive objektivat e strategjisë së mëparshme, ndërsa strategjia e re sektoriale ende nuk është hartuar dhe miratuar. Raporti evidenton edhe mungesë të akteve të nevojshme nënligjore dhe rregullave të qarta për financimin, ndarjen e përgjegjësive, kontrollin dhe administrimin e dokumentacionit, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si institucionet publike zbatojnë vetë kërkesat ligjore që u kërkohen qytetarëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit