Ka humbur jetën Agim Vocka, 65-vjeçari që u aksidentua rëndë paraditen e së martës në aksin nacional Delvinë–Sarandë. Sipas informacioneve, ai u përplas nga një autobus pranë kthesës së fshatit Bajkaj dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku mjekët konstatuan se kishte pësuar traumë të rëndë në kokë.
Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, Vocka u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku iu dha trajtim i specializuar. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 65-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Ndërkohë, Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e përplasjes dhe përgjegjësitë e mundshme lidhur me ngjarjen.