Gjyshja e gëzuar 'derdh' pensionin 'lumë' në dasmë

Gjyshja e gëzuar ‘derdh’ pensionin ‘lumë’ në…

Një video nga një dasmë po qarkullon në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e përdoruesve për momentin e veçantë të një nëne. Në pamje, ajo shihet duke kërcyer dhe festuar mes të ftuarve, teksa shpreh gëzimin për fëmijët dhe nipërit e mbesat e saj.

Në një moment, nëna vendos të shpërndajë pensionin e saj për orkestrën që po luan në dasmë. “S’kam më lekë…”, dëgjohet teksa thotë, ndërsa vijon të kërcejë dhe të shijojë atmosferën festive.

Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjet, duke sjellë reagime të shumta nga përdoruesit. Momenti është komentuar si një dëshmi e dashurisë dhe gëzimit të një nëne për familjen e saj, e cila duket se ka vendosur ta shijojë pa kursyer emocionet këtë ditë të veçantë.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2562486034177762%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit