Nga Ministria e së Vërtetës.
Në një përpjekje të papraktikuar më parë për të rritur ndërgjegjësimin mbi rreziqet e botës dixhitale, Edi Rama ka mbledhur sot në një laborator informatike dy nga “nxënësit më problematikë” të klasës botërore, Vladimir Putin dhe Donald Trump, për t’u dhënë një leksion intensiv mbi sigurinë kibernetike.
Sipas burimeve nga “Ministria e së Vërtetës”, trajnimi nisi me gjërat bazike, ku Profesori Rama u shpjegoi me durim dy liderëve se pse fjalëkalimi 123456 apo emri i qenit nuk janë opsione të sigurta për të mbrojtur serverat shtetërorë.