Një i moshuar është shpallur i humbur nga familjarët, të cilët i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmën e qytetarëve në gjetjen e tij.
Bëhet fjalë për 71-vjeçarin Pëllumb Ismailanj, i cili është parë për herë të fundit rreth orës 11:00 të ditës së mërkurë në zonën e Laprakës, përgjatë rrugës kryesore “Dritan Hoxha” në Tiranë.
Sipas familjes, dyshohet se Pëllumbi mund të ketë lëvizur me autobus nga kjo zonë. Nuk përjashtohet mundësia që të jetë ende në Tiranë, por familjarët kanë edhe dyshimin se mund të jetë nisur drejt Korçës.
Shqetësimi i familjes është shtuar edhe për faktin se 71-vjeçari ka dalë nga banesa pa telefon celular, ndaj aktualisht nuk kanë mundësi ta kontaktojnë apo ta lokalizojnë.
Çdo informacion nga qytetarët mund të jetë i rëndësishëm për familjen. Nëse dikush e ka parë Pëllumb Ismailajn ose ka dijeni për vendndodhjen e tij, lutet të kontaktojë në numrin:
+355 68 49 05 239
Familja shpreson që shpërndarja e këtij njoftimi të ndihmojë që 71-vjeçari të gjendet sa më shpejt dhe të kthehet pranë njerëzve të tij.