Igli Tare sërish në fokus të SPAK, kontroll dy vilave të tij në Palasë

Igli Tare sërish në fokus të SPAK,…

Emri i ish-futbollistit Igli Tare del për herë të dytë në dosjen hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Pas sekuestrimit të një vile në Dhërmi, e cila dyshohet nga SPAK se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut dhe rezulton në emër të Tares, hetuesit kanë ushtruar kontrolle të reja ndaj pasurive të ish-futbollistit.

Sipas burimeve, me urdhër të gjyqtarit të posaçëm Erjon Çela janë kontrolluar dy vila luksoze në Palasë, të regjistruara në emër të Igli Tares. Në kuadër të të njëjtit vendim, kontrolle janë kryer edhe në shoqërinë “Atelier 4” dhe në zyrën e një arkitekti në Vlorë. Prokurorët dyshojnë se të paktën njëra prej vilave mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut.

Hetuesit po kryqëzojnë të dhënat e mbledhura gjatë kontrolleve me dëshmitë e marra dhe informacionet e siguruara nga këqyrja e telefonave. Balluku është e pandehur për shkelje të barazisë në tendera lidhur me ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe të Tiranës, ndërsa ndaj saj vijojnë edhe hetimet për pastrim parash dhe korrupsion. SPAK ka sekuestruar më herët vilën në Dhërmi dhe po zgjeron hetimet mbi pasuritë që dyshohet se lidhen me ish-zv.kryeministren.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit