Vollga prej 4 ditësh pa ujë, banorët: Ujësjellësi merr lekët dhe s’hap telefonin

Vollga prej 4 ditësh pa ujë, banorët:…

Një qytetare ka raportuar një situatë shqetësuese në zonën e Vollgës, në Durrës, ku banorët vuajnë mungesën e ujit prej 4 ditësh.

Banorët thonë se kanë tentuar të kontaktojnë me Ujësjellësin disa herë por nuk kanë marrë asnjë përgjigje as në telefon.

Pagesat i duan të rregullta, por shërbimi është skandaloz”, shprehet qytetarja, duke kërkuar ndërhyrje sa më të shpejtë nga institucionet përgjegjëse.

Banorët kërkojnë zgjidhje urgjente dhe rikthimin e furnizimit me ujë pasi zona e Vollgës është një ndër më të shtrenjtat në Durrës dhe mungesa e ujit në këto ditë të nxehta vere është një problem serioz.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit