Nxitoi të çonte vajzën në spital, shoferi humb kontrollin dhe përmbyset me makinë

Nxitoi të çonte vajzën në spital, shoferi…

Një drejtues automjeti, teksa po nxitonte të çonte vajzën drejt spitalit, ka humbur kontrollin e makinës dhe është përmbysur në mes të rrugës në Durrës. Aksidenti ndodhi në rrugën “Hysen Kërtusha”, pranë stadiumit, ku një fuoristradë përfundoi e përmbysur pas një manovre të gabuar.

Në automjet ndodheshin drejtuesi, një grua dhe një fëmijë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar, ndërsa tre personat fatmirësisht kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta. Ata u transportuan më pas drejt Spitalit të Durrësit për të marrë ndihmën mjekësore.

Por përveç aksidentit, shqetësim ka shkaktuar edhe koha e mbërritjes së ambulancës. Sipas dëshmive paraprake, ambulanca ka mbërritur rreth 20 minuta pas njoftimit, edhe pse vendi i ngjarjes ndodhej pranë spitalit. Ky është aksidenti i dytë brenda 24 orëve në Durrës ku një automjet përfundon i përmbysur.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit