"Më mori çelësat e makinës dhe i futi në qese, i them të mi kthjejë"

“Më mori çelësat e makinës dhe i…

Një qytetar ka denoncuar në JOQ Albania marrjen e çelësave të makinës brenda një marketi në Pogradec, ndërsa ka vënë në dispozicion edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Në video duket një grua, e cila sipas denoncuesit është personi që merr çelësat e automjetit nga ambientet e marketit.

Qytetari thotë se për rastin ka bërë tashmë denoncim në polici, por ka vendosur ta bëjë publike edhe përmes JOQ Albania, me shpresën se publikimi i pamjeve do të ndihmojë në identifikimin e saj dhe zgjidhjen më të shpejtë të situatës.

“Më kanë marrë çelësat e makinës në një market në Pogradec. Kam bërë edhe denoncimin në polici, por ndoshta duke e publikuar zgjidhim ndonjë gjë më shpejt”, shkruan ai.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit