Konflikt mes dy shitësve të biletave të anijeve turistike në Vlorë, plagoset një person me thikë

Konflikt mes dy shitësve të biletave të…

Një konflikt mes dy shitësve të biletave për anijet turistike ka përfunduar me plagosjen e një personi këtë të diel në portin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, debati mes dy personave ka nisur për arsye që ende nuk janë bërë të ditura dhe më pas ka agravuar, duke bërë që njëri prej tyre të përdorte një thikë dhe të plagoste personin tjetër.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është arrestuar nga Policia, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shkaqet dhe rrethanat e plota që çuan në përshkallëzimin e konfliktit nuk janë ende të qarta. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit