Pediatria e Tiranës e mbuluar nga pisllëku, rrezik për fëmijët

Pediatria e Tiranës e mbuluar nga pisllëku,…

Një prind ka ngritur shqetësim për kushtet e higjienës në Pediatrinë e Tiranës, duke pretenduar se gjatë qëndrimit në spital me fëmijën e saj ka konstatuar papastërti dhe prani mushkonjash në ambientet e institucionit shëndetësor. Sipas saj, një spital pediatrik duhet të garantojë standarde të larta pastërtie dhe sigurie, pasi fëmijët shkojnë për të marrë trajtim mjekësor dhe jo për t’u ekspozuar ndaj kushteve që mund të përbëjnë rrezik shtesë për shëndetin.

Prindi deklaron se disponon edhe prova për shqetësimet e ngritura dhe është e gatshme t’i paraqesë nëse kërkohet. Ajo thekson se qëllimi i reagimit nuk është sulmi ndaj stafit apo institucionit, por kërkesa për marrjen e masave dhe përmirësimin e kushteve.

Denoncimi:

Dua të ngre një shqetësim për kushtet e higjienës në Pediatrinë e Tiranës. Kam qenë vetë aty me fëmijën tim dhe kam parë papastërti dhe mushkonja në ambientet e spitalit. Një spital për fëmijë duhet të jetë një nga vendet më të pastra dhe më të sigurta. I çojmë fëmijët për t’u kuruar, jo që të ekspozohen ndaj papastërtisë dhe rrezikut për infeksione të tjera. Kam edhe prova për atë që kam parë dhe jam e gatshme t’i paraqes nëse kërkohet. Nuk e bëj këtë postim për të sulmuar askënd, por për të kërkuar MARRJEN E MASAVE dhe përmirësimin e kushteve. Fëmijët tanë meritojnë një ambient të pastër, të sigurt dhe dinjitoz. Ju lutem, merrni masa!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit