Sokrat Vata, 29-vjeçari i dyshuar si autor i vrasjes së 20-vjeçarit francez në Ksamil, është arrestuar pas disa orësh në arrati. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën bregdetare të Ksamilit, ku humbi jetën shtetasi francez Miguel Mendes.
Vata u kap në pikën e kontrollit të ngritur në Levan, gjatë kontrolleve të policisë për lokalizimin e tij. 29-vjeçari dyshohet se po përpiqej të largohej nga zona pas ngjarjes.
Sipas të njëjtave burime, Vata ishte fshehur në bagazhin e një automjeti, por u zbulua nga efektivët në pikën e kontrollit. Pas arrestimit, pritet që ai të merret në pyetje nga grupi hetimor, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të vrasjes.