Shqiptarët e Kosovës edhe për këtë vit ngritën turizmin e Shqipërisë

Shqiptarët e Kosovës edhe për këtë vit…

Sektori i turizmit në vend ka regjistruar një ecuri pozitive gjatë muajit qershor, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT. Numri i përgjithshëm i personave të akomoduar në strukturat hotelerike u rrit me 17%, ndërsa net-qëndrimet shënuan një rritje prej 9.8% krahasuar me të njëjtin periudhë të një viti më parë.

Ky zgjerim u udhëhoq kryesisht nga turistët e huaj, numri i të cilëve u rrit me 20.6%. Përkatësisht, vizitorët rezidentë brenda vendit shënuan një rritje më të moderuar prej 7%.

Zona bregdetare vijon të jetë magneti kryesor për turistët e huaj, ku numri i tyre arriti në 323,426 (një rritje e ndjeshme prej 27.4% krahasuar me qershorin e kaluar). Zonat jo-bregdetare patën një rritje më modeste prej 5.7%.

Pjesa dërrmuese e të huajve (mbi 401 mijë vizitorë) u akomoduan në hotele dhe struktura të ngjashme, ndërsa akomodimet alternative për pushime shënuan gjithashtu rritje.

Norma e efikasitetit dhe shfrytëzimit të dhomave në hotele u rrit në 41.3%, nga 39.5% që ishte një vit më parë.

Struktura e vizitorëve sipas kombësisë tregon se tregjet rajonale dhe evropiane vijojnë të mbeten shtylla kurrizore e akomodimeve:
Kosova: 15% e totalit (vendi i parë)
Italia: 14%
Polonia: 13%
Franca dhe Gjermania: Nga 7% secila
Vendet e tjera: 44% e totalit të kombësive të ndryshme

Operatorët turistikë mbeten optimistë për vazhdimësinë e sezonit, ndonëse bilanci i plotë i muajve të nxehtë të verës pritet të jetë i qartë vetëm pas mbylljes së pikut sezonal.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit