Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Manzë të Durrësit, ku tre të rinj humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.
Pesë të rinjtë po ktheheshin nga një club nate në Gjirin e Lalzit, ku kishin shkuar për të ndjekur performancën e reperit të njohur Cllevio, kur automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga.
Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit, Kleo Vrioni, humbi kontrollin e automjetit, i cili u përplas me një bordurë betoni. Përplasja rezultoi fatale për 25-vjeçarin Kleo Vrioni, 26-vjeçaren me shtetësi italiane Sara Brugnatelli dhe 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri.
Ndërkohë, të plagosur mbetën Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç.
Mësohet gjithashtu se Kleo Vrioni dhe Sara Brugnatelli ishin martuar të martuar të dielën dhe tani po shijonin pushimet në Shqipëri.
Sa i përket gjendjes së të plagosurve, burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se 25-vjeçari Rejsi Vrijoni është jashtë rrezikut për jetën. Gjendja e 16-vjeçarit Klevis Dervishi paraqitet më e rëndë. Ai ka pësuar politraumë, me dëmtime në disa pjesë të trupit, dhe ndodhet nën monitorim intensiv.