Zjarri nuk ndalet në Kaçinar, flakët përpijnë sipërfaqe të mëdha në Mirditë

Zjarri nuk ndalet në Kaçinar, flakët përpijnë…

Flakët vijojnë të përhapen në Kaçinar të Mirditës, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe situata mbetet shqetësuese.

Era dhe terreni i vështirë po favorizojnë përhapjen e flakëve, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë kontrollin e zjarrit. Në disa zona, flakët vijojnë të jenë aktive, ndërsa tymi ka mbuluar një pjesë të territorit.

Ndërhyrja në terren vijon, por përmasat e zjarrit dhe kushtet e vështira po e komplikojnë situatën. Frika kryesore mbetet përhapja e flakëve drejt sipërfaqeve të tjera dhe zonave të banuara.

Situata mbetet në zhvillim, ndërsa banorët ndjekin me shqetësim përparimin e zjarrit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit