Shqipëria do të katandiset në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

Shqipëria do të katandiset në 1.18 milionë…

Një projeksion i Kombeve të Bashkuara ngre alarmin për të ardhmen demografike të Shqipërisë. Sipas të dhënave të “World Population Prospects 2024”, popullsia shqiptare e ka arritur kulmin në vitin 1991, me 3.28 milionë banorë, ndërsa në skenarin e mesëm të OKB-së pritet të zbresë në vetëm 1.18 milionë banorë deri në vitin 2100. Kjo do të përbënte një tkurrje prej rreth 63.9% krahasuar me kulmin historik.

Rënia demografike e Shqipërisë ka nisur shumë më herët se në pjesën tjetër të Evropës. Ndërsa popullsia e kontinentit arriti kulmin në vitin 2020, Shqipëria e kishte kaluar pikën maksimale 29 vite më parë. Sipas projeksioneve, vetëm nga niveli i vitit 2026 deri në vitin 2100, vendi mund të humbasë rreth 1.57 milionë banorë, një rënie që lidhet me lindshmërinë e ulët dhe emigracionin e lartë.

Shqipëria renditet ndër vendet e Ballkanit me tkurrjen më të madhe të parashikuar të popullsisë. Sipas të njëjtave projeksione, vetëm Bosnje-Hercegovina pritet të ketë një rënie më të fortë në rajon, ndërsa pas Shqipërisë renditen Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Serbia. Të dhënat e OKB-së ngrenë kështu një shqetësim të fortë për të ardhmen e vendit, ku plakja e popullsisë, emigracioni dhe numri i ulët i lindjeve mund të kenë pasoja të thella sociale dhe ekonomike.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit