Tifozi i vogël Isaac nuk e harron Salah-n, shkon në Turqi për ta takuar

Tifozi i vogël Isaac nuk e harron…

Një histori e veçantë mes Mohamed Salah dhe tifozit të vogël Isaac Kearney ka marrë një tjetër kapitull, këtë herë në Turqi.

Pas transferimit të Salah te Trabzonspor, Isaac udhëtoi drejt Trabzonit për të takuar sërish idhullin e tij. Klubi turk organizoi një surprizë të veçantë për tifozin e vogël, duke i dhuruar edhe një fanellë të personalizuar të Trabzonspor me emrin “M. Salah 10” në shpinë.

Ribashkimi mes të dyve ishte veçanërisht emocionues, pasi Isaac kishte krijuar një lidhje të veçantë me Salah gjatë viteve të tij te Liverpool.

Takimi i tyre i parë ishte kthyer në një moment të paharrueshëm për Isaac-un. Ai kishte mundësinë të takonte lojtarët e Liverpool-it dhe madje të zbriste në fushë si maskotë në ndeshjen ndaj Manchester City-t në Anfield, ku Liverpool fitoi 2-0.

Këtë herë, skena ishte ndryshe. Jo më në Anfield, por në Turqi, aty ku Salah ka nisur një kapitull të ri të karrierës së tij pas nëntë vitesh me Liverpool-in.

Isaac vazhdon ta ndjekë idhullin e tij edhe pas transferimit, duke treguar se për një tifoz të vogël, dashuria për një futbollist mund të shkojë përtej klubit ku ai luan.

Nga Liverpool në Trabzon, rrugët e Salah dhe Isaac u kryqëzuan sërish. Një takim i dytë, por me të njëjtin emocion.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit