Të pambledhura prej ditësh, qytetari derdh mbeturinat në mes të rrugës në shenjë proteste

Të pambledhura prej ditësh, qytetari derdh mbeturinat…

Në Izmir të Turqisë, problemi i mbetjeve ka shkaktuar reagim të fortë nga banorët. Një qytetar, në shenjë proteste ndaj mbetjeve që nuk ishin mbledhur prej kohësh, i zhvendosi ato në mes të rrugës, duke penguar qarkullimin.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Buca-s, ku mbetjet, sipas raportimeve, kishin qëndruar për një kohë të gjatë pa u mbledhur. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen dyshekë, jastëkë, qese dhe mbetje të ndryshme shtëpiake të shpërndara në rrugë.

Veprimi ka bllokuar një pjesë të rrugës, duke e reduktuar qarkullimin në një korsi. Autobusët dhe automjetet e tjera u përballën me vështirësi gjatë kalimit.

Problemi i grumbullimit të mbetjeve ka shkaktuar prej kohësh pakënaqësi në disa zona të Izmirit. Banorët ankohen për grumbujt e mbeturinave, erën e rëndë dhe kushtet higjienike, ndërsa temperaturat e larta të verës e bëjnë situatën edhe më shqetësuese.

Ndërkohë duhet thënë se me të njëjtin problem përballen edhe shqiptarët anë e mbanë vendit, ku mbeturinat nuk mblidhen e lihen nëpër cepat e rrugëve, por sërish askush s’merr masa.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit