Një denoncim i rëndë vjen nga Golemi, ku një qytetare pretendon se djali i saj është dhunuar nga punonjës të një lokali gjatë mbrëmjes së 12 gushtit. Sipas saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30-23:00 në ambientet e “Nao Club Beach”, ku i riu ndodhej së bashku me familjen dhe miq të tjerë gjatë pushimeve. Familja, e cila ka shtetësi gjermane dhe jeton e punon në Gjermani prej më shumë se 30 vitesh, pretendon se i riu është goditur nga disa kamarierë të lokalit. Sipas denoncueses, djali i saj ka qenë i vetëm përballë shtatë kamarierëve dhe ka pësuar dëmtime në fytyrë.
Denoncimi:
Përshëndetje, desha të ndaj një dhunim me grushta nga kamarierët e Nao Club Beach in Golem, që i është bërë një djali më datën 12.09, ora 22:30 deri në 23:00. Ju lutem, se turistët vijnë për t’u kënaqur e jo të dhunohen. Ai ishte me familjen, ne jetojmë në Gjermani dhe me German shoqërues. Turp e vetëm turp. Ju lutem, dua ta komentoni se është një krim mbi pushuesit, në Shqipëri dominojnë vetëm kriminelë. Flm po e postuat. Unë që po ju shkruaj jam nëna e djalit, por unë nuk ndodhesha me të, se do isha lidhur me policin, por djali ishte shumë i tronditur nga dhuna që mori dhe ishte i mbuluar me gjak, siç më tha e shoqja, por jam shumë e tronditur. Flm. Djali ishte shumë i tronditur dhe iku për në Gjermani, se i vinte turp të dilte me njolla të zeza në fytyrë, në kokë, në trup. Bisedova me djalin, ai tha që nuk do video të bëj për shpjegim, se është i tronditur, ka shkuar tek doktori në Gjermani dhe i ka dhënë raport të rri 2 javë në shtëpi, se nuk është mirë nga ana psikologjike.