Mbappé dhe Rüdiger luajnë “Gur, Letër, Gërshërë” në stërvitje

Mbappé dhe Rüdiger luajnë “Gur, Letër, Gërshërë”…

Kylian Mbappé dhe Antonio Rüdiger kanë dhuruar një moment argëtues gjatë stërvitjes së Real Madridit, duke lënë për pak minuta futbollin dhe duke iu rikthyer një prej lojërave më të njohura të fëmijërisë: “Gur, Letër, Gërshërë”.

Dy yjet madrilenë u përfshinë në një sfidë spontane, duke u përballur me njëri-tjetrin në një lojë ku fati dhe shpejtësia e reagimit vendosin gjithçka.

Momenti është shoqëruar me të qeshura dhe batuta mes dy futbollistëve, duke treguar edhe atmosferën e çlirët që mbizotëron në skuadër gjatë përgatitjeve.

Mbappé dhe Rüdiger njihen për karakterin e tyre energjik, ndërsa kjo skenë në stërvitje ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, të cilët janë mësuar t’i shohin në fushë duke luftuar për trofe, por këtë herë i panë në një “duel” krejt tjetër.

Gur, letër apo gërshërë? Këtë herë, sfida nuk kishte të bënte me gola apo asistime, por vetëm me atë se kush do të ishte më me fat.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit