“Turistët në Shqipëri bëjnë çfarë të duan, bërtasin e këndojnë orar pa orar”

“Turistët në Shqipëri bëjnë çfarë të duan,…

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë zhurmat e shkaktuara nga një grup turistësh në Qerret gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ai ka treguar se rreth orës 04:00 të mëngjesit, turistë që qëndrojnë në zonën e plazhit dalin në ballkone, këndojnë dhe kërcejnë, ndërsa muzika luhet me volum maksimal, duke shqetësuar banorët dhe pushuesit e tjerë.

Qytetari shpreh indinjatën për mungesën e masave ndaj zhurmave gjatë orëve të pushimit, duke theksuar se një sjellje e tillë do të ndëshkohej në vende të tjera.

Po të ishin shqiptarët në shtetin e tyre, do t’i fusnin në burg, ndërsa në Shqipëri çdokush bën çfarë të dojë dhe nuk ka dikush që të marrë masa për zhurmat. Liria në maksimum”, shprehet ai.

Qytetari kërkon që institucionet përgjegjëse të marrin masa për respektimin e qetësisë gjatë orëve të natës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit