Anijet në Porto Romano shkarkojnë ujërat direkt e në det, pushuesit lahen aty

Anijet në Porto Romano shkarkojnë ujërat direkt…

Një denoncim i mbërritur nga një qytetar ngre shqetësime serioze për ndotjen e detit në zonën e Portos Romanos, pranë Portit të Ri të Durrësit.

Sipas qytetarit, anijet që operojnë në këtë zonë shkarkojnë ujërat e tyre në det, ndërsa në të njëjtën hapësirë detare vijon të lahen qytetarë.

Raportimi ngre pikëpyetje mbi sigurinë dhe cilësinë e ujit në këtë zonë, veçanërisht gjatë sezonit të verës, kur bregdeti frekuentohet nga një numër i madh pushuesish.

Qytetari kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të verifikuar nëse shkarkimet nga anijet po kryhen në kundërshtim me rregullat mjedisore, si dhe për të kryer analizat përkatëse të cilësisë së ujit.

Autoritetet përgjegjëse duhet të verifikojnë situatën dhe të marrin masat e nevojshme në rast se konstatohen shkelje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit