Një betejë për jetën përballë një kostoje të papërballueshme, Saliu ka nevojë për ne

Një betejë për jetën përballë një kostoje…

KUSH KA MUNDËSI TË KONTRIBUOJË NË LINKUN E GOFUNDME

Një thirrje prekëse për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, e nisur nga bashkëshortja e Sali Qoshkut, i cili po përballet me një gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas saj, Saliu vuan nga Hepatiti C dhe ka nevojë urgjente për trajtim me ilaçin Maviret (glecaprevir 100 mg / pibrentasvir 40 mg). Sipas familjes, kostoja e mjekimit arrin në rreth 44 mijë euro, një shumë që ata shprehen se nuk kanë mundësi ta përballojnë në këto momente.

Pikërisht për këtë arsye, bashkëshortja e Saliut i është drejtuar shqiptarëve për ndihmë, duke kërkuar solidaritetin e kujtdo që ka mundësi të kontribuojë.

“Çdo donacion, edhe 5 apo 10 euro, na afron më shumë te shërimi”, thuhet në apelin e saj, ndërsa për ata që nuk kanë mundësi të dhurojnë kërkohet të paktën shpërndarja e linkut të fushatës, në mënyrë që thirrja të arrijë te sa më shumë njerëz.

Familja thekson gjithashtu se fondet e mbledhura do të përdoren vetëm për blerjen e mjekimit dhe se recetat dhe faturat do të publikohen në përditësimet e fushatës, për të garantuar transparencën ndaj çdo personi që kontribuon.

Në një moment kaq të vështirë, bashkëshortja e Saliut kërkon që askush të mos qëndrojë indiferent. Edhe një kontribut i vogël, apo një shpërndarje e thirrjes, mund të ndihmojë familjen të afrohet me shumën e nevojshme për trajtimin.

Sot, Sali Qoshku ka nevojë për ndihmën e të gjithëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit