“Kamikazi u fut në kundravajtje me 90 km/h, na shpëtoi Zoti”

“Kamikazi u fut në kundravajtje me 90…

Një situatë e rrezikshme është regjistruar në aksin e ri Elbasan–Librazhd, në afërsi të Xibrakës, ku një automjet me targa AB 054 NI po lëvizte në kundërvajtje, ndërsa në momentin e filmuar ndodhej në një kthesë, në njërën prej dy korsive të destinuara për lëvizjen në drejtimin e kundërt.

Në pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania, automjeti shihet teksa shfaqet në kthesë në karrexhatën e kundërt, duke lëvizur drejt mjeteve që vijnë përballë.

Situata bëhet edhe më e rrezikshme kur automjeti afrohet me mjetin nga i cili është regjistruar videoja, duke krijuar rrezik të drejtpërdrejtë për një përplasje ballore.

Sipas qytetarit që ka dërguar pamjet, automjeti po lëvizte me rreth 90 km/h. Ai pretendon gjithashtu se ngjarja ka ndodhur në të njëjtin vend ku më herët ka humbur jetën një shtetas kinez në një aksident rrugor.

“Na shpëtoi Zoti. Fiks vendi ku u aksidentua shtetasi kinez, e njëjta mënyrë, por sot rruga është me 2 korsi për kalim”, shkruan denoncuesi.

Pamjet tregojnë automjetin duke lëvizur në drejtimin e kundërt, ndërsa në momentin e filmuar ndodhet në një kthesë dhe për pak sa nuk përplaset me mjetet që lëvizin në korsitë e tyre.

I bëjmë thirrje Policisë Rrugore të identifikojë drejtuesin e mjetit dhe të marrë masat përkatëse për këtë shkelje flagrante, që për pak sa nuk u kthye në një përplasje të rëndë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit