Fshati turistik i Selcës “mbytet” nga plehrat, Belba në gjumë

Fshati turistik i Selcës “mbytet” nga plehrat,…

Banorët e fshatit turistik Selcë e Poshtme, në Njësinë Administrative Prrenjas, kanë ngritur shqetësimin për situatën e mbetjeve dhe papastërtive në zonë. Sipas denoncimit, plehrat janë kthyer në një problem të vazhdueshëm për banorët, duke ndikuar edhe në imazhin e fshatit, i cili frekuentohet nga vizitorë dhe turistë.

Përmes një denoncimi, banorët u bëjnë apel institucioneve përgjegjëse, bashkisë Prrenjas me kryetar Nuri Belbën që të ndërhyjnë për pastrimin e zonës dhe për garantimin e një shërbimi të rregullt për menaxhimin e mbetjeve. Ata kërkojnë që shqetësimi i tyre të bëhet publik dhe të merren masa për përmirësimin e situatës.

Denoncim:

Përshëndetje! Dua të bëj një denoncim për problemin e plehrave në Njësinë Administrative Prrenjas. Bëhet fjalë për fshatin turistik Selcë e Poshtme, ku banorët ankohen për mbetjet dhe papastërtitë. Ju lutem, shpërndajeni këtë shqetësim, me shpresën që të merren masat e nevojshme.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2516671202179774%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit