Doli nga burgu, burri ulet në gjunjë dhe i falet Zotit

Doli nga burgu, burri ulet në gjunjë…

Një moment prekës është regjistruar në São Paulo të Brazilit, ku një burrë, sapo doli nga burgu pas përfundimit të dënimit, u ul në gjunjë jashtë portave dhe ngriti duart në shenjë falënderimi ndaj Zotit.

Por emocioni i momentit nuk u ndal vetëm te gjesti i tij. Jashtë ambienteve të burgut e priste një grup i madh njerëzish nga komuniteti i tij, të cilët kishin dalë për ta mirëpritur dhe për t’i dhënë mbështetje në rikthimin e tij në jetën e lirë.

Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe kanë tërhequr vëmendjen për atmosferën e veçantë të krijuar në momentin e lirimit.

Pas një periudhe të vështirë pas hekurave, dalja nga burgu u shndërrua për të në një moment mirënjohjeje dhe emocioni, ndërsa pritja nga njerëzit e tij e bëri rikthimin edhe më domethënës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit