S’ka dron që i ndal shqipot! Parakalimet në Vlorë rrezikojnë shoferët

S’ka dron që i ndal shqipot! Parakalimet…

Masat për rritjen e sigurisë rrugore janë shtuar ndjeshëm në të gjithë vendin, me radarë, dronë, kontrolle dhe gjoba që në disa raste shkojnë deri në pezullimin e lejes së drejtimit. Por, pavarësisht këtyre masave, në rrugët shqiptare vijojnë të shfaqen manovra që mund të përfundojnë në tragjedi.

Dy raste të rrezikshme janë filmuar në Bypass-in e Vlorës, gjatë zbritjes, ku dy automjete kanë kaluar në korsinë e kundërvajtjes për të kryer parakalime në një zonë ku manovra të tilla janë të ndaluara.

Parakalimet janë kryer në kthesë dhe mbi vija të pandërprera, duke rritur ndjeshëm rrezikun e një përplasjeje ballore me automjetet që mund të vinin përballë.

Pamje të tilla tregojnë edhe një herë se problemi në rrugët e vendit nuk lidhet vetëm me mungesën e kontrolleve, por edhe me sjelljen e drejtuesve të mjeteve, të cilët në disa raste duket se vendosin disa sekonda të fituara mbi sigurinë e jetës.

Në një rrugë ku shpejtësia dhe një parakalim i gabuar mund të jenë vendimtarë, një manovër e tillë mund të kthehet në një aksident fatal.

Sa jetë duhet të humben ende në rrugët shqiptare që këto manovra të mos konsiderohen më “normale”?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit