Një qytetar nga Istogu i është drejtuar redaksisë së JOQ Kosova për të denoncuar një rast të pazakontë dhe shqetësues të parë në një prej rrugëve të vendit.
Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një automjet që lëviz në rrugë, ndërsa pas tij janë lidhur kuaj me zinxhir dhe po tërhiqen nga makina.
Kjo mënyrë transporti ngre pikëpyetje serioze për sigurinë e kafshëve, por edhe për rrezikun që mund t’u kanoset drejtuesve të tjerë të mjeteve në rrugë. Kuajt, të lidhur pas automjetit dhe të ekspozuar ndaj trafikut, mund të tremben ose të humbasin kontrollin, duke krijuar një situatë të rrezikshme.
Qytetari që ka dërguar pamjet kërkon vëmendje nga institucionet përgjegjëse, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ky rast do të verifikohet dhe nëse do të merren masa ndaj drejtuesit të automjetit.
Si ju duket kjo mënyrë transporti e kuajve?