“Julian Shpataraku i pranishëm dje në ceremoninë e Akademisë së Sigurisë, prej tij pezullohen disa emërime”

“Julian Shpataraku i pranishëm dje në ceremoninë…

Ditën e djeshme, Policia e Shtetit arrestoi Ish-efektivin Uljan Shpataraku së bashku me biznesmenin Ergys Agasi, ndërsa lëviznin me një automjet tip “Audi” nga Elbasani në drejtim të Durrësit.

Pas arrestimit të bujshëm e regjisorial, një raportim i ardhur nga një punonjës i Policisë ngre pikëpyetje mbi lëvizjet e Shpatarakut pak para ndalimit.

Sipas raportimit, ditën e djeshme, përpara arrestimit, Shpataraku ka qenë në ambientet e Akademisë së Sigurisë, në shoqërinë e disa oficerëve, ku ka qëndruar deri në përfundim të ceremonisë ku 389 të rinj e të reja të kursit “Patrullë e Përgjithshme”, veshën uniformën e Policisë së Shtetit.

Sipas efektivit të Policisë, automjeti me të cilin Shpataraku dhe Agasi u arrestuan më vonë, ka qenë i parkuar dje jashtë rrethimit të Akademisë.

Polici sqaron se nuk ka dijeni për arsyen konkrete se përse Shpataraku ndodhej në Akademinë e Sigurisë dhe as nëse ndaj tij kishte një urdhër apo procedurë të specifikuar hetimore në atë moment.

Në raportim përmendet edhe një tjetër detaj që për shkak të situatës së krijuar dhe kontakteve që Shpataraku kishte pasur me drejtues të Akademisë së Sigurisë dhe disa prej kursantëve, mësohet se janë pezulluar emërimet e tyre.

Denoncimi i efektivit:

Përshëndetje JOQ, Po ju shkruaj lidhur me ngjarjen e djeshme, ku u arrestuan Agasi dhe Shpataraku. Dua të ju vendos në dijeni për një informacion që kam lidhur me lëvizjet e Shpatarakut përpara arrestimit. Ditën e djeshme, përpara ndalimit, Shpataraku ka qenë në ambientet e Akademisë së Sigurisë, nën shoqërinë e disa oficerëve, dhe ka qëndruar aty deri në përfundim të ceremonisë.

Për Agasin nuk kam konstatuar që ka qenë në ambientet e Akademisë, por automjeti me të cilin më pas janë arrestuar ka qenë i parkuar jashtë rrethimit të Akademisë.

Nuk kam dijeni për arsyen konkrete se përse Shpataraku ka qenë në Akademinë e Sigurisë dhe as nëse ndaj tij ka një urdhër apo procedurë hetimore të specifikuar. Ajo që mund te ju konfirmoj është se, për shkak të situatës së krijuar dhe kontakteve që Shpataraku ka pasur me drejtues të Akademisë dhe me disa prej kursantëve, janë pezulluar emërimet e tyre.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit