Në aksin rrugor që lidh Fushë-Krujën me Borizanën, një shofer ka humbur jetën në një aksident të rëndë. Automjeti i tij doli nga rruga, u përplas me murin rrethues të një banese dhe më pas përfundoi në kanal. Ngjarja tragjike ndodhi kur makina humbi kontrollin në këtë segment rrugor. Viktima është 62-vjeçari Vath Leka, banues në fshatin Borizanë, i cili udhëtonte i vetëm në makinë.
Goditja e fortë që pësoi automjeti rezultoi fatale për drejtuesin, i cili ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje. Pas sinjalizimit, policia dhe grupi hetimor mbërritën shpejt për të kryer veprimet e nevojshme. Hetuesit po punojnë për të zbardhur shkaqet e sakta që çuan në daljen nga rruga. Në lidhje me ngjarjen policia ka bërë edhe njoftimin zyrtar.
Njoftimi i Policisë:
“Krujë/Informacion paraprak. Rreth orës 16:40, në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga.
Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në spital. Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.” – njofton Policia.