Sherr me thika në Shirokë, plagoset kuzhinieri i restorantit

Sherr me thika në Shirokë, plagoset kuzhinieri…

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Shirokë të Shkodrës.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një restoranti dhe një prej të plagosurve është shefi i kuzhinës.

Ai është dërguar menjëherë në spital ku ka marrë trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për momentin rrethanat e ngjarjes dhe personat e përfshirë në sherr nuk janë bërë të ditur nga ana e policisë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit