Emirjana Sako i vë gjobë durrsakëve, edhe banorët e lagjeve parkimin me pagesë

Emirjana Sako i vë gjobë durrsakëve, edhe…

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, duket se e ka kthyer qytetin në një poligon zhvatjeje e haraçi për durrsakët përmes parkimeve me pagesë, duke mos larë asnjë lagje pa i vënë “gjobën” qytetarëve. Radhën e ka pasur rruga “Mujo Ulqinaku”, e cila tashmë është shndërruar zyrtarisht në zonë parkimi me pagesë, duke rënduar ndjeshëm xhepat e qytetarëve që punojnë dhe jetojnë aty.

Tabela zyrtare e vendosur në terren tregon qartë se tarifa është 40 lekë të reja në orë, nga e hëna në të premte, në fashën orare 08:00-20:00. Përllogaritjet tregojnë një realitet alarmant për buxhetin e familjeve durrsake:

Për 8 orë punë në këtë lagje, një qytetar detyrohet të paguajë 320 lekë të reja (ose 3,200 lekë të vjetra) çdo ditë vetëm që makina e tij të qëndrojë e parkuar gjatë orarit të punës. Për 23 ditë pune normale në muaj, shuma totale shkon në 7,360 lekë të reja (73,600 lekë të vjetra).

Kjo shifër kthehet në një barrë të papërballueshme, sidomos duke pasur parasysh se në zona të tjera të Durrësit tarifa e parkimit kap shifrën e frikshme deri në 100 lekë të reja ora.

Durrsakët kërkojnë llogari dhe transparencë se ku shkojnë këto të ardhura, ndërkohë që hapësirat publike po cënohen nga tarifa që ngjajnë më shumë me një haraç institucional sesa me një shërbim komunal.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit