“Isha me urgjencë për në spital, dasmorët zbritën nga makinat dhe po kërcenin në rrugë”

“Isha me urgjencë për në spital, dasmorët…

Një qytetar nga Kamza i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar një situatë të krijuar nga një grup dasmorësh që kishin bllokuar rrugën.

Ai ka treguar se sot kishte një urgjencë për të çuar një person në spital dhe, pavarësisht se i binte vazhdimisht borisë, askush nuk hapte rrugë pasi dasmorët kishin zbritur nga makinat e tyre dhe vijonin të kërcenin në mes të rrugës.

“Mos të rëntë halli, se edhe kur i bie borisë duket sikur po i bie për dasmën”, shprehet ai.

Ai kërkon që institucionet të marrin masa ndaj rasteve të tilla, duke ngritur shqetësimin se bllokimi i rrugëve mund të pengojë edhe kalimin e automjeteve në raste emergjente.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ Albania. Desha tju them nese do meret ndonje mase per keta dasmore qe bllokojne rrugen ? Mos te rafte halli se dhe kur i bie borise duket sikur po i bie per dasmen Jemi ne kamez Nuk Por un kisha urgjence te shkoja te spitali  i bija borise vazhdimisht por askush nuk hapte rruge vazhdonin duke kercyer Kerkojm qe te merret mase nga shteti patjeter per kete sepse nese me vdes personi ne makine kush mban pergjegjesi per bllokimin e rruges ?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit