Pas vdekjes së Davidit dhe Sokolit, banorët e Vaut të Dejës ngrihen në protestë: Duam ambulanca

Pas vdekjes së Davidit dhe Sokolit, banorët…

Pas humbjes së jetës së David Dedës dhe Sokol Prekës, banorët e Vaut të Dejës pritet të mblidhen nesër në shenjë proteste, duke kërkuar përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në zonë.

Dy personat humbën jetën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike në fshatin Karmë. Ngjarja ka rikthyer në vëmendje shqetësimet e banorëve për mungesën e një shërbimi të plotë urgjence dhe të një ambulance në zonë.

Sipas thirrjes së bërë publike, protesta do të zhvillohet nesër në orën 10:00, pranë Spitalit të Vaut të Dejës.

Qytetarët kërkojnë konkretisht garantimin e një ambulance, shërbimi urgjence dhe shërbimeve të nevojshme shëndetësore për komunitetin.

“Mungesa e urgjencës dhe ambulancës po kushton jetë”, thuhet në mesazhin e shpërndarë për protestën.

Organizatorët u bëjnë apel banorëve që t’i bashkohen tubimit, duke theksuar nevojën për reagim dhe përmirësim të shërbimeve shëndetësore në Vaun e Dejës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit