Lionel Messi i jep lamtumirën Argjentinës pas më shumë se 20 vitesh me “Albicelesten”

Lionel Messi i jep lamtumirën Argjentinës pas…

Lionel Messi ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij me Kombëtaren e Argjentinës, pas më shumë se dy dekadash me fanellën “Albiceleste”.

Kapiteni argjentinas e ka bërë të ditur vendimin përmes një mesazhi emocional, duke pranuar se largimi është një zgjedhje e dhimbshme, por se beson që ka ardhur momenti i duhur.

“Pas gjithë kësaj kohe që nga finalja dhe pasi e kam menduar shumë, dua t’ju njoftoj të gjithëve se po tërhiqem nga Kombëtarja. Ka qenë një vendim që më ka dhembur dhe ende më dhemb thellë brenda meje, por e kuptoj se ky është momenti i duhur”, shkruan Messi.

Ylli argjentinas thekson se ka dhënë gjithmonë gjithçka për fanellën e vendit të tij, në ditët e vështira dhe në vitet e lavdishme, kur Argjentina arriti të fitojë trofetë më të rëndësishëm.

Messi pranon se koha po kalon dhe se tashmë duhet t’u hapet rrugë talenteve të rinj.

“Ka shumë lojtarë të rinj dhe të talentuar që po vijnë dhe që e meritojnë të jenë këtu.”

Në fund, ai ka falënderuar tifozët për mbështetjen gjatë gjithë këtyre viteve.

“Tani do të jem një prej jush, gjithmonë duke mbështetur nga jashtë, në momentet e mira dhe akoma më shumë në ato të këqija.”

Messi ka zbuluar gjithashtu se vendimin e kishte menduar që dy ditë pas finales dhe se pas humbjes së babait të tij është bërë edhe më i bindur për këtë hap.

Pas më shumë se 20 vitesh, një prej kapitujve më të mëdhenj në historinë e futbollit po merr fund. “La Pulga” largohet nga Kombëtarja duke lënë pas trofe, rekorde dhe një trashëgimi të jashtëzakonshme me Argjentinën.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit