Një ngjarje spektakolare por edhe e rrezikshme është regjistruar sot në Plazhin e Pasqyrave në Sarandë, ku një djalë i ri shqiptar ka tërhequr vëmendjen e të gjithë pushuesve të pranishëm.
Përmes një videoje të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, i riu shihet në majë të një shkëmbi mjaft të lartë buzë detit.
Pa u hezituar, ai është hedhur në ujë duke bërë një salto mbrapsht me precizion të lartë. Hedhja e tij ka bërë që pushuesit vendas dhe turistët e huaj të mbanin frymën nga ankthi e habia, për t’i shpërthyer më pas në duartrokitje pas prekjes së ujit.
Nërkohë JOQ i bën thirrje të gjithë pushuesve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos ndërmarrin hedhje të tilla ekstremisht të rrezikshme, pasi lartësitë e mëdha dhe terrenet shkëmbore mund të shkaktojnë pasoja të rënda për jetën.