Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Radostinës, në Fier, në zonën e njohur si “Fiqtë”.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte dhe shkurre, ndërsa era e fortë dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e shpejtë të zjarrit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e vatrave dhe shuarjen e flakëve. Ndërhyrja paraqitet e vështirë për shkak të erës, por edhe terrenit të thyer, që pengon lëvizjen e mjeteve dhe afrimin pranë vatrave të zjarrit.
Ekipet zjarrfikëse vijojnë operacionin në terren, me qëllim vënien nën kontroll të situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve në sipërfaqet përreth.