Detajet nga arrestimi i Joz shpullës, ishte fshehur në tualet

Detajet nga arrestimi i Joz shpullës, ishte…

Policia e Tiranës ka arrestuar këngëtarin Jozefin Marku, pas publikimit të një videoje që u bë virale në TikTok, ku ai shfaqet së bashku me ish-banorin e “Big Brother VIP Kosova”, Eduart Kuçin, dhe një grup të rinjsh. Sipas policisë, pas përballjes mes tyre, Marku ka ushtruar dhunë ndaj Kuçit. Ngjarja dyshohet se ka nisur pas një fyerjeje që Kuçi i kishte bërë Markut dhe më pas konflikti verbal ka përshkallëzuar në dhunë fizike.

Gjatë momentit të arrestimit, 30-vjeçari Jozefin Marku po qëndronte i fshehur në tualetin e banesës së Kristjan Nikollit, 31 vjeç, i cili u arrestua gjithashtu. Gjatë kontrollit të banesës së Nikollit, policia sekuestroi një sasi municioni, ndërsa u sekuestrua edhe një automjet tip “Land Rover”, që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes. Autoritetet po vijojnë veprimet hetimore për të dokumentuar plotësisht rrethanat e konfliktit.

Ndërkohë, policia po punon për kapjen e dy personave të tjerë, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me Markun dhe aktualisht janë shpallur në kërkim. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale janë bërë pjesë e hetimit, ndërsa materialet procedurale do t’i nënshtrohen vijimit të procedurave ligjore nga organet kompetente.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit