Ernest Muçi ka gjetur më në fund golin e parë për këtë sezon me fanellën e Trabzonspor, në përballjen që skuadra turke po zhvillon ndaj Gençlerbirliği.
Sulmuesi shqiptar ka realizuar golin e katërt të Trabzonspor në këtë sfidë, duke finalizuar me sukses një aksion të ndërtuar nga skuadra e tij dhe të asistuar nga Salah.
Ky është goli i parë sezonal për 25-vjeçarin, i cili deri më tani kishte dhënë kontributin e tij edhe në dy raste të tjera për ekipin turk.
Muçi ka regjistruar dy asistime gjatë këtij sezoni, të dyja të dhëna për Salah, ndërsa me golin e shënuar ndaj Gençlerbirliği e çon në tre numrin e kontributeve direkte në gola.
Një nisje pozitive për sulmuesin shqiptar, i cili po kërkon të marrë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm te Trabzonspor.