Vëllai i vë flakën së motrës në krevat teksa flinte gjumë, vdes vajza

Vëllai i vë flakën së motrës në…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Poterq të Klinës, ku një e re shqiptare ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra pasi vëllai i saj, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i kishte vënë flakën krevatit ku ajo po flinte.

Ngjarja ndodhi më 6 shtator, kur i dyshuari i vendosi flakën krevatit të motrës së tij ndërsa ajo ishte në gjumë. Pas këtij akti, i dyshuari ka sulmuar me mjet të fortë edhe nënën e tij, duke i shkaktuar asaj lëndime të rënda trupore.

Të dyja viktimat u dërguan fillimisht në Spitalin e Pejës dhe më pas u transferuan në QKUK në Prishtinë për shkak të gjendjes kritike. Fatkeqësisht, e reja ndërroi jetë më 7 shtator.

Autori i dyshuar u vu në pranga menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh nga prokurori.

Për shkak të gjendjes së rënduar psikike, ai është shtruar në repartin e psikiatrisë të Spitalit të Pejës, ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve dhe nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Policisë së Kosovës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit