Dy të rinj, 20 dhe 23 vjeç, janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se po transportonin emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri.
Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit me inicialet E. M. dhe L. L. po transportonin 8 emigrantë nga vendet e treta, të cilët dyshohet se kishin kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.
Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar edhe dy automjetet që dyshohet se do të përdoreshin për transportimin e emigrantëve.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast.