Zjarri në Tërbun vijon prej tre ditësh, rreziku i flakëve

Zjarri në Tërbun vijon prej tre ditësh,…

Vatra e zjarrit në zonën e Tërbunit në Pukë vijon prej tre ditësh, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga erërat e forta. Situata në terren mbetet problematike, pasi zjarri po kërcënon një banesë, si dhe stacionin rezervë të furnizimit me ujë të qytetit të Pukës.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e angazhuara në terren po vijojnë përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Ndërhyrja është vështirësuar ndjeshëm për shkak të terrenit të thyer malor dhe kushteve të pafavorshme atmosferike, duke e bërë të vështirë aksionin e forcave në terren.

Për të frenuar përhapjen e zjarrit është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri, me qëllim mbrojtjen e banesave dhe infrastrukturës së furnizimit me ujë. Ndërkohë, ekipet në terren vijojnë operacionin për izolimin e vatrave, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit